Lidhja Demokratik e Kosovës sot shpalos alternativën për ta rigjallëruar ekonominë e Kosovës.
Sipas njoftimit për media, projekti që do të prezantohet sot synon ta transformojë ekonominë e Kosovës.
“Sot bëhet prezantimi i programit ekonomik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, një projekt që synon ta transformojë ekonominë e vendit tonë ashtu siç dhe e meritojmë”.
Zyra për informim njofton se ngjarja zhvillohet sot në orën 18:00, në Sallën e Kuqe.