Nagavci, Akademikut Kullashi ia thotë mbiemrin “Kullashku”

Aktuale

Nagavci, Akademikut Kullashi ia thotë mbiemrin “Kullashku”

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 10:47
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është përfshirë në një ngatërresë të turpshme me theksimin e emrave dhe mbiemrave.

Ministrja Nagavci ia ka ngatërruar mbiemrin akademikut të shquar dhe filozofit shqiptar, Muhamedin Kullashi.

Të dielën në Pejë, në ceremoninë solemne të ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për akademikun Kullashi, Nagavci i është referuar mbiemrit të ish-ambasadorit “Kullashku”.

“Është kënaqësi e veçantë për mua që të jem sot bashkë me të gjithë ju në ceremoninë për shënimin e 11-vjetorit të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë dhe njëkohësisht në ndarjen e çmimit Doctor Honoris Causa për ambasadorin Kullashku”, tha ministrja.

Fjalimi i Nagavcit devijoi nga tema e ngjarjes.

Për minuta të tërë, ajo foli për të arriturat e dikasterit qeveritar të cilin ajo e udhëheq. Nga infrastruktura, deri tek rritja e standardeve të cilësisë në arsim.

“Përveç investimeve në infrastrukturë, ne jemi duke punuar me një intensitet të shtuar në implementimin e standardeve evropiane të cilësisë, si dhe për rritjen e përgjegjësisë dhe llogaridhënien në institucionet publike dhe ato të arsimit të lartë”, tha ndër të tjerash ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat