Kurti: Buxheti për vitin 2025, buxhet për familje

Aktuale

Kurti: Buxheti për vitin 2025, buxhet për familje

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 11:04
Albin Kurti

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë para deputetëve se buxheti për vitin 2025 është rritur për rreth 9% më i lartë se viti i kaluar.

“Kam nderin të bëhem kryeministri i parë që prezanton buxhetin e katërt për ta shënuar kështu edhe qeverinë e parë që e qon mandatin deri në fund. Buxheti për vitin është projektuar të jetë 3.6 miliardë euro. 9% më i lartë se i vitit 2024. Ky buxhet për vitin 2025, është buxhet për familje. Asnjë qeveri nuk ka mbështetur si ne familjet”, tha ai.

Tutje, kryeministri u shpreh se “Kaluam shumë sfida globale dhe të brendshme, por për dallim nga të tjetër u siguruam që buxheti të orientohet kyu kthimi ishte me i lartë”.

Kurti tha janë siguruar që buxheti të rritet nga viti në vit.

Jemi qeveria me numrin më të madh të personave të punësuar. Edhe pse u ballafaquam me kriza globale, në qeverisjet e kaluara edhe kriza e jashtme e ndikonte rritjen ekonomike”, potencoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat