Hoti: Ky projekt-buxhet ka dy shkelje ligjore, e mira që është tranzitor

Aktuale

Hoti: Ky projekt-buxhet ka dy shkelje ligjore, e mira që është tranzitor

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 11:50
Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë Kurti rreth hartimit të projekt-buxhetit për vitin 2025.

Hoti ka thënë se ky projekt-buxhet ka së paku dy shkelje ligjore sidomos tek tatimi në pronë dhe ligji i pagave.

“Ky projekt-buxhet tregon abuzimin e qeverisë me autoritetet e veta ligjore duke lënë zëra të paspecifikuar në buxhet tek subvencionet. Po e mira është që ky buxhet është tranzitor”, tha Hoti.

Ai shtoi se qeveria e ardhshme do të ketë prioritet ndryshimin e këtij buxheti, fillimisht për të rrit pagat, pensionet dhe skemat sociale për normën e inflacionit

Për të buxhetuar projektet kapitale dhe për ti shpërndarë nëpër sektorë dhe komuna sipas nevojës, për të buxhetuar skemën e sigurimeve shëndetësore, arsimin dhe shëndetësinë, kontratën kolektive që është bërë kaos, ushtrinë dhe institucionet tjera. Për të kthyer ligjshmërinë dhe për të mbledh buxhet që kthehet prapë tek qytetarët e Kosovës”, tha Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat