Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ia ka numëruar të gjitha premtimet që pushteti nuk i ka mbajtur.
Ai ka thënë se buxheti gjatë këtij mandati ka qenë 11 miliardë euro, ndikimi në shoqëri është 0.
“Analiza e këtij dokumenti duhet të bëhet në kontekst të premtimeve gjatë mandatit, jo vetëm si shifra. Në shëndetësi sigurimet shëndetësore, asnjëra prej këtyre projektve nuk është realizuar. Banim social i përnballueshëm, tek tash është miratuar. Tek privatizimi, dhe mbyllja e AKP-së. Fondi Sovran e Banka Zhvillimore asnjëra nuk janë në rrugë për t’u bërë. Caktimi i çmimit minimal për produkte bujqësore, këto kanë qenë premtimet. Në infrastrukturë: aeroporti i Gjakovës, rruga për Plavë, për Tetovë, hekurudha për Durës. Le ta analizojmë tani perfomancën buxhetore në konteskt të realizimit të këtyre premtimeve. Buxheti gjatë këtij mandati ka qenë 11 miliardë euro, ndikimi në shoqëri është 0”, tha Hoti në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti i LDK-së deklaroi se qeveria Kurti, është qeveria me më së paku investime kapitale.
“Pse ka ndodhur kështu? E para sepse është përkeqësuar struktura e buxhetit, ka ndërruar raporti mes subvencionit dhe investimeve kapitale. Me subvencione mbahen familjet në nevojë, por nuk zhvillohet ekonomia. 130 milionë euro subvencione janë dhënë për energjinë në veri. Edhe ato investime kapitale nuk janë realizuar. Unë po jap shifra nga buxheti. 21-24, kanë qenë të planifikuar 3 miliardë euro për investime kapitale, janë realizuar 1.2 miliardë. Janë 1.8 miliardë për investime kapitale që nuk kanë hyrë në ekonomi. Norma e realizimit në të gjitha qeveritë e kaluara ka qeë 60-65%, në këtë qeveri është 40%. Edhe këto investime kapitale nuk e di ku kanë shkuar, sepse kontrata njëburimore kanë shkuar në 240-250 milionë. Do të ketë auditim në të ardhmen”, ka thënë Hoti më tutje.