Tahiri i drejtohet me pyetje Kurtit: A ke ndonjë projekt që e keni përfundu, përveç urës në Saradran

Aktuale

Tahiri i drejtohet me pyetje Kurtit: A ke ndonjë projekt që e keni përfundu, përveç urës në Saradran

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 12:11
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka drejtuar disa pyetje për kryeministrin Kurti dhe pushtetin.

Tahiri e ka quajtur buxhetin e vitit 2025, si më të dështuarin ndonjëherë.

“Kurti në fjalën hyrëse u lavdërua se si ky është buxheti i tij i katërt, por në vlerësimin e qytetarëve ky është buxheti më i dështuar i mandatit të tij të parë. A u kënaqët a? Të fundit e keni, më vjen keq. Me u lavdu si kryeministër për mandatin 4-vjeçar të një buxheti e krejt Kosova me e ditë që është buxheti e qeveria më e dështume është paradoksi më i madh, dhe paradoks tash duhet me argumentu”, tha Tahiri.

Tahiri e sfidoi Kurtin për t’ia treguar një projekt që ka përfunduar, përveç urës në Saradran.

“A ka ndonjë projekt që u nis e u përfundu përveç urës në Saradran? Veç një projekt të thotë e kam nis një rrugë dhe e kam përfundu në këto 4 vjet. Magjistralja për Gjilan, për Gjakovë, për Pejë, për Mitrovicë, ende po punohet. Asnjë projekt nuk është përfundu”, tha Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat