“A e kena çu autostradën te shtëpia a”: Hykmete Bajrami e ashpër me ministrin Murati

Aktuale

“A e kena çu autostradën te shtëpia a”: Hykmete Bajrami e ashpër me ministrin Murati

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 13:35
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, reagoi ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Kjo pasi ky i fundit deklaroi se përveç autostradës, as qeveritë e tjera nuk kanë bërë investime kapitale.

“Qysh me përjashtu autostradën? Qysh munesh me thanë përjashtone autostradën, e ju mbeten investime kapitale 200 milionë. A e di ku ke ngel? Te Ura e Badocit 34 metra, kush është duke të penguar. Me gjasa ka pasur kontrabandë po thu, inflacionin e kësaj qeverie po e paraqet si luftë kundër kontrabandës a? Asnjëri nuk e përmendët ngritjen e çmimeve.

A e di që ke ardhë në pushtet tu premtu që ke me i liru faturat e rrymës. Keni dështu, nuk mundesh sot me shit propagandë, për secilin argument qëndroj 24 orë në foltore me referenca, të demantoj”, tha Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat