Kajtazi: Ekspertët tanë nuk kanë mundur ta hapin GPS-in, duhet të dërgohet jashtë vendit

Aktuale

Kajtazi: Ekspertët tanë nuk kanë mundur ta hapin GPS-in, duhet të dërgohet jashtë vendit

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 14:11
Vehbi Kajtazi

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka dhënë detaje të reja për pajisjen gjurmuese që i ishte vendosur në veturë.

Ai ka thënë se raporti i ekspertizës ka gjetur se ekspertët në Kosovë nuk kanë mundur që ta hapin pajisjes, dhe kanë sugjeruar që GPS-i të dërgohet jashtë vendit.

Statusi:

Te nderuar miq,

Ekipi i forenzikes se Policise se Kosoves sot ka dorezuar raport ne Prokurori te Shtetit per pajisjen e pergjimit te vendosur ne veturen time.

Raporti i ekspertizes konstaton se ekspertet tane nuk kane mundur ta hapin ate pajisje. Ata sugjerojne qe pajisja te dergohet jashte vendit.

Pres qe Prokuroria ta kryej punen e saj ne menyre te pavarur dhe profesionale. Nuk do te dorezohem derisa te zbulohet se kush me ka pergjuar dhe persekukuar tash e sa kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat