Kurti për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës: Dokumentet jetike dhe vendimtare, tashmë kanë një adresë

Aktuale

Kurti për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës: Dokumentet jetike dhe vendimtare, tashmë kanë një adresë

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 14:40
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës Luftës.

E në adresimin për media, Kurti thotë se këto krime dhe ruajtja e tyre që është vendimtare për historinë, ka tashmë një adresë në Kosovë.

“Me këtë rast pash se si po ruhen materialet, e nëse do të thuhej se sa ka material, do ishte 189 metra gjatësi në këmbë me foldera, apo ethën ndryshe një 15.8 terabajt informacion është grumbulluar gjatë 9 muajve video-xhirime, fotografi, audio-xhirime e tekste të ndryshme. Janë gjithsej 67 burime prej ku janë marr këto dokumentacione. Është punë jetike dhe vendimtare si për histori ashtu edhe për drejtësi për neve”, tha Kurti.

“Ne e kuptojmë të vërtetën historie përmes këtyre dokumente e në anën tjetër edhe ky paraqet një vend adresë shumë të rëndësishëm për drejtësi vendore dhe që viktimat të rehabilitohen sepse drejtësia e munguar është padrejtësi e vazhduar. Qytetarët që kanë dokumentacione për krimet e kryera gjatë luftës kanë një adresë”.

Për këto krime, Kurti thotë se shteti armiqësor i Kosovës (Serbia), nuk i pranon, por i quan të fabrikuara.

“Kemi edhe një shtet që nuk i pranon këto krime, e në fakt i quan të fabrikuara, pra ky është shteti fqinj verior armiqësor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat