Hoxhaj për vdekjen e Liman Musliut: Heronjtë po detyrohen të punojnë në kushte të rrezikshme

Aktuale

Hoxhaj për vdekjen e Liman Musliut: Heronjtë po detyrohen të punojnë në kushte të rrezikshme

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 15:25
Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se është jashtëzakonisht i pikëlluar për vdekjen tragjike të ish-ushtarit të UÇK-së dhe pjesëtarit të FSK-së, Liman Musliut, i cili ndërroi jetë teksa punonte në punë ndërtimtarie.

Hoxhaj ka thënë se kjo është fytyra e qeverisë Kurti, ku sipas tij “heronjtë tanë detyrohen të punojnë në kushte të rrezikshme, për të plotësuar nevojat bazë të familjeve të tyre, sepse pagat e tyre janë të pamjaftueshme për një jetë të denjë”.

“Më pikëlloi jashtëzakonisht humbja tragjike e Liman Musliut, ish-ushtar i UÇK-së dhe pjesëtar i FSK-së, të cilin e njoha personalisht që shumë vjet. Një njeri me shumë virtyte, që dikur rrezikoi jetën për lirinë e atdheut, sot humbi jetën për të mbijetuar.

Kjo është fytyra e qeverisë Kurti, ku heronjtë tanë detyrohen të punojnë në kushte të rrezikshme, për të plotësuar nevojat bazë të familjeve të tyre, sepse pagat e tyre janë të pamjaftueshme për një jetë të denjë. Ngushëllime të sinqerta familjes së Limanit dhe respekt për sakrificën e tij të dyfishtë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat