Durmishi e quan hajn Lekajn: Kudo që ka prekur dora e tij përbën krim e korrupsion

Aktuale

Durmishi e quan hajn Lekajn: Kudo që ka prekur dora e tij përbën krim e korrupsion

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 15:54
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi e ka quajtur deputetin e AAK-së, Pal Lekaj hajn I dëshmuar.

Durmishi tha se kudo që ka prekur dora e Lekaj përbën krim e korrupsion, përfshirë edhe rrugën Dollc – Gjakovë

“Pal Leku, ky hajn i dëshmuar tashmë edhe me vendim gjykate del e flet për projekte infrastrukturore. Kudo ku ka prekur dora e tij përbën krim e korrupsion, përfshirë edhe rrugën Dollc – Gjakovë”, ka thënë ai.

Lekaj sot në seancën e Kuvendit ka thënë se zyrtarët shtetërorë janë zhytur në luks në kohën kur qytetarët po përballen me inflacion të lartë.

“Kjo qeveri po vazhdon të luaj me sigurinë energjetike dhe ne mund të shohim që do të përshkallëzohet furnizimi me energji elektrike në vend. Së dyti nuk mund të injorojmë strukturimet e mëdha që janë bërë për projekte kyçe infrastrukturore. Qytetarët meritojnë rrugë të sigurta dhe shkolla. Janë rritur shpenzimet për pozita administrative, duke krijuar më shumë vende pune për militantët e partisë dhe duke thelluar nepotizmin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat