Bunjaku-Rexhepi për Nagavcin: Fjalët i ka shumë të mëdha, por punët shumë të vogla

Aktuale

Bunjaku-Rexhepi për Nagavcin: Fjalët i ka shumë të mëdha, por punët shumë të vogla

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 16:17
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci se ajo i ka fjalët shumë të mëdha, por punët shumë të vogla.

Madje deputetja ia parashtron edhe një pyetje ministres, e cila mungonte në sallën e Kuvendit.

“Kam një reagim apo një pyetje për ministren e Arsimit, një pyetje konkrete sepse tani po del që fjalët i ka shumë të mëdha, por punët i ka shumë të vogla.

Duhet me tregu se qysh e ka detyruar shefen e personelit në Qendrën e Studentëve më lëshu vërtetim për Ekrem Hajdarin, që nuk ka masë disiplinore në fuqi, pra kjo është shkelje e ligjit”, tha Bunjaku-Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat