KFOR-i amerikan ka kërkuar që stafi shëndetësor të përkushtohet më shumë tek rastet e dhunës ndaj gruas.
Këtë kërkesë KFOR-i amerikan, Njësia e LMT-së në kryje me komandantin e LMT-së, rreshterin e klasit të parë Ryan Jonson me bashkëpunëtoret e tij e ka bërë sot në takimin e mbajtur me Drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Kemajl Emini.
Komuna e Ferizajt njofton se gjatë këtij takimi janë diskutuar çështje të shumta se i përket ofrimit të shërbimeve shëndetësore, ku u theksua fakti se këto shërbime duhet të jenë shumë cilësore për qytetarët ferizajas.
Sipas njoftimit po ashtu, janë theksuar sfidat që po kalon Drejtoria e Shëndetësisë, siç janë burimet e kufizuara dhe nevojat për përmirësimin e kapaciteteve të stafit shëndetësor.
Tuje thuhet se pjesëmarrësit e takimit ndanë perspektiva dhe ide për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke në fushën e shëndetësisë, duke siguruar që qytetarët të kenë akses në shërbime shëndetësore të cilësisë më të lartë, përmes një partneriteti të qëndrueshëm dhe të përkushtuar.