Gazetari, Xhemajl Rexha ka shpalosur detaje nga aktualiteti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës [SHBA] pas zgjedhjeve presidenciale të 6 nëntorit, ku kandidati republikan, Donald Trump është rizgjedhur president për herë të dytë.
Rexha në “Five” të Dukagjinit u shpreh se Richard Grenell është duke u përpjekur me krejt mundësitë e mundshme të zgjedhjeve për të fituar postin e “sekretarit të shtetit”.
Rexha theksoi se Trump dhe Biden do të takohen të mërkurën në zyrën ovale për kalimin e pushtetit nga njëra palë tek tjetra,
“Trump të mërkurën do të takohet me Biden në Zyrën Ovale për kalimin të pushtetit nga njëra pale në tjetrën. Aktulisht, Trump ka nisur nominimet. Ka emëruar Ambasadoren e SHBA-ve në OKB, një senator nga New York. Emërimi I tij I pare dhe kryesor është për kufirin, ka emëruar një ish-zyrtar të Agjensisë së Kufirit, Homan, për të shkuar para planin e tij për depërtimin e milionave njerëz nga SHBA, ata të cilët qëndrojnë ilegalisht. Ballkani nuk është fokusi kryesor. Sapo ka dalur një telefonatë e pretenduar me Putinin nuk ka ndodhur kurrë. Mediat kanë raportuar se Trump ka folur me Putin, sot është konfirmuar nga Rusët se telefonata e tillë nuk ka ndodhur. Vet kabineti I Trump nuk ka dhënë përgjigje. Trump ka folur edhe me Aleksandër Vuçiqin”, shtoi Rexha.
Ai shtoi se është konfirmuar nga autoritetet ruse se Trump ka biseduar me presidentin, Aleksander Putin por që kabineti amerikan nuk e ka pranuar këtë publikisht.
“Vet fakti se ka biseduar me Vuçiqin, d.mth që administrate e re do të ketë me Ballkanin Perëndimor do të ketë me Serbinë. Grenell ka përpjekje të panumërt për ta marrë postin e sekretarit të shtetit. Pak njerëz e besojnë këtë për shkak të llojalitetit dhe përgatitjet së Trumpit. Ka nisur fushata për të përmes Twittat”, shtoi Rexha.
“Edhe nëse Grenell nuk do jetë sekretar I shteteve ai do të ketë ndonjë rol tjetër të rëndësishëm të administrates e presidentit Trump. Ai mund të jetë këshilltari kryesor për siguri ndaj Trump. Rol jetik dhe jep këshilla Trumpit për çështjet të konflikteve, Lindjen e Mesme, Lufta e Ukrainës me Rusi, Ballkanin Perëndimor. Grenell nuk pritet të jetë e favorshme ndaj Kosovës”, shtoi Rexha.