Korenica: Korikulat tona arsimore po ndikojnë negativisht në edukim, fëmijët po orientohen të shikojnë pornografi

Aktuale

Korenica: Korikulat tona arsimore po ndikojnë negativisht në edukim, fëmijët po orientohen të shikojnë pornografi

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 18:35
Visar Korenica

Një muaj më parë, deputetët Eman Rrahmani e Visar Korenica u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje për t’iu bashkuar koalicionit “Lista për Familjen”.

Kjo për shkak të disa qëndrimeve tjera që këta të fundit i patën.

Korenica i ftuar në emisionin “Raport” eksa komentoi deklaratën kryeministrit Kurti sot në Kuvend, të lidhur me “buxhetin për familje” tha se një gjë e tillë nuk qëndron.

“Nuk besoj që qëndron ajo duke e pas parasysh që brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë sjell ligje që cenojnë familjen në bërthamë. Duke filluar prej Kodit Civil, feritilizmit e shumë e shumë angazhime tjera të bëra në dëm të familjes”, tha Korenica.

E derisa deputeti Korenica po fliste mbi ndryshimet, që sipas tij janë negative foli edhe për ndryshimet në korikulat arsimore.

“Një shumë e madhe e mjeteve shkojnë për korikulat arsimore, të cilat ndikojnë negativisht në edukimin e fëmijëve tanë. Korikulat tona arsimore orientojnë fëmijët tanë të shikojnë pornografi fatkeqësisht. Korikulat tona arsimore ndikojnë në shkatërrimin moral të fëmijëvë tanë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat