Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka treguar se kanë nisur shpalosjen e programimit politik të LDK-së me qytetarë dhe grupe të interesit në Kosovë.
Sektori i parë që u shpalos është ekonomia dhe kjo ka nisur në Prishtinë.
Abdixhiku e ka quajtur këtë program ambicioz dhe regjenerues për ekonominë e Kosovës.
“E nisëm duke shpalosur programin më transformues që ka pasur Kosova ndonjëherë, me ide sa ambicioze aq edhe rigjeneruese për ekonominë e vendit e shtetin tonë”, ka shkruar Abdixhku.
Ai ka thënë se besojnë në Kosovë, dhe në njerëzit, punëtorët e ndërmarrësit e Kosovës.
“Besojmë në njerëzit tanë, punëtorët tanë ndërmarrësit tanë. Të gjithë bashkë janë forcë e pandalshme ekonomike, pasuri e vërtetë nacionale! Ata dhe ne, kemi nevojë për një shtet që ka ambicie, ka guxim e ka kompetencë! Ekipi im i ka këto”, ka thënë ai.
Më pas Abdixhiku ka treguar pjesë të këtij programi që përfshijnë:
– 5% rritje ekonomike
– 5 miliardë euro investime
– 5 miliardë euro buxhet në fund të mandatit
– Koeficient 150
– Pako Fiskale 2.0
– 0% TVSH për produkte bazike
– 170 milionë euro për Aviokompani Kombëtare
– Privatizimi i 51% akcioneve të Telekomit
– 80 milionë euro për qendrën moderne në Brezovicë
– 50 milionë euro për Qendrën e Skijimit në Pejë
– Themelimi i Ministrisë së ICT-së
– 120 milionë euro TECH FUND
– 30 milionë euro për Parkun Teknologjik
– Trajnimi i 40 mijë të rinjve në ICT
– 15 milionë euro për themelimin e Qendrës Kombëtare të Intelegjencës Artificiale.