Çitaku kritika Qeverisë: Me Ligjin për tatimin, qytetarët ma lehtë do ta kenë të paguajnë qira se të kenë pronë

Aktuale

Çitaku kritika Qeverisë: Me Ligjin për tatimin, qytetarët ma lehtë do ta kenë të paguajnë qira se të kenë pronë

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 23:19
Vlora Çitaku

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku në emisionin “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka deklaruar se ka pakënaqësi të madhe qytetare në raport me qeverisjen aktuale.

“Qytetari i Kosovës është i lodhur, është i ngopur me drama, me pasiguri me paparashikueshmëri. Një pensioner apo pensionere e ka të pamundur që ta përmbyllë muajin me 100 euro. Dhe, kur po flas për inflacionin, nuk po flas për rritjen e çmimeve të produkteve të luksit, por flas për çmimet e shportës bazike, elementare”, ka deklaruar ajo.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së thotë se rritja e çmimeve ka shkuar deri në 100%, në ndërkohë që pagat kanë mbetur të njëjta.

Ajo thotë se për më tepër ka pasur dhe ka tendenca për të ndryshuar legjislacionin, i cili do të rëndojë edhe më shumë edhe biznesin, edhe familjet kosovare.

“E kemi Ligjin për tatimin në pronë, e cila ka me ju ba të pamundur qytetarëve të Kosovës me me pasë prona, më lehtë kanë me pasë me pagu qira se me sesa me mbajtë shtëpi”.

Çitaku thotë se kjo qeveri ka pasur mandatin e plotë për të qeverisur dhe për të realizuar projektet e planifikuara por që sipas saj kjo as për së afërmi nuk ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat