Spahiu: Kurti po u jep fjalë të mira mërgimtarëve, pasi s’po ka çka u ofron

Aktuale

Spahiu: Kurti po u jep fjalë të mira mërgimtarëve, pasi s’po ka çka u ofron

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 23:34
Nexhmedin Spahiu

Profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se Kurti po ju thotë fjalë të mira mërgimtarëve në takimet që po zhvillon me ta, në mungesë të ofertës ndaj tyre.

Ai këtë e ka thënë se duke komentuar një deklaratë të Kurtit me mërgimtarët në Frankfurtë, e ku u raportua se Kurti aty tha se patriotët më të mëdhenj janë në diasporë.

Spahiu tha se mërgimtarët duhet të kenë kushte të mira kur vijnë në Kosovë, e sipas tij ata përballen me shumë vështirësi gjatë pushimeve në Kosovë, ku ka përmendur rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

“Kur s’ki çka me ju jep, duhesh me ju thanë fjalë të mira. Diaspora ku vijën dëshirojnë më pa kushte më të mira, rrugë më të mira”, tha Spahiu.

Por, Kurti të martën ka mohuar se ka thënë një patriotët më të mëdhenj janë në diasporë, deklaratë kjo që ngjalli shumë reagime në Kosovë.

“Ajo çfarë kam thënë është se prej shqiptarëve më të devotshëm në kuptimin patriotik e më të zotë në kuptimin profesional unë i gjejë në diasporë. Ne kemi nevojë ta kthejmë trurin në Kosovë, sepse disa prej ekspertëve më të zot nuk i kemi në vendin tonë”, tha Kurti në sqarimin e tij ndër tjerash.

Diplomati, Blerim Canaj ka thënë se Kurti e ka shfrytëzua hapësirën në diasporë, të cilën ia kanë lënë paritë tjera.

Por, sipas tij gjatë kohës që ka shpërbyer si diplomat me zyrtarët shtetërorë që ka pas kontakt, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Fatmir Limaj, kanë kërkuar që diaspora të mos politizohet por të lidhet me shtetin.

“Emocioni është pak ma ndrysh, brenga ma ndryshe, por dashuria për vendin është e njëjtë. Kurti e ka shfrytëzua hapësirën të cilën në një periudhë të caktuar eksponentët tet tjerë nuk e kanë prekë”, tha Canaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat