Në Prishtinë janë shpërndarë disa postera me mesazhin “Make Kosova Great Again”.
Pak ditë pas zgjedhjes së Donald Trump si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, dikush në kryeqytet ka vendosur nëpër rrugë postera me Trump dhe ish të dërguarin e ShBA-së në Ballkan, Richard Grenell.
Ende nuk dihet se nga kush janë vendosur.

Posterët e postuar përmbajnë fjalët “Make Kosova Great Again”, ngjashëm me sloganin e fushatës së Trump.