S’ka progres në rastet e profilit të lartë

Aktuale

S’ka progres në rastet e profilit të lartë

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 23:49
Foto ilustrim

Përkundër rritjes së seancave gjyqësore produktive, sistemi i drejtësisë vazhdon të përballet me vonesa, dënime të ulëta dhe teprim të rasteve që shkojnë në paraburgim. Këto janë të dhëna që u prezantuan nga raporti i EULEX-it për monitorimin e drejtësisë sot.

Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano tha se raporti nënvizon se rruga drejt përafrimit të Bashkimin Evropian kërkon një përkushtim të palëkundur nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës.

Kurse shefi i Njësisë së EULEX-it për monitorimin e rasteve, Hubert van Eck Koster tha se rezultatet kanë munguar në trajtimin e rasteve të profilit të lartë, të cilat sipas tij rrezikojnë edhe disa të parashkruhen.

Në anën tjetër Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj pohoi se pajtohet me të gjeturat dhe se për performancë më të mirë duhet të merren parasysh edhe cështjet e kapaciteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat