Pallaska për Qeverinë Kurti: Këta e synojnë diktaturën, vetëm kështu mund të qëndrojnë në pushtet

Aktuale

Pallaska për Qeverinë Kurti: Këta e synojnë diktaturën, vetëm kështu mund të qëndrojnë në pushtet

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 23:49
Dastid Pallaska

Avokati Dastid Pallaska ka thënë se Qeveria Kurti nuk mjaftohet nga fitorja prej 50.01 për qind e zgjedhjeve të kaluara pasi, sipas tij, ky pushtet nuk di të qeverisë.

Pallaska akuzoi pushtetin aktual se, në këmbim të qëndrimit në pushtet pa asnjë rezultat, synon diktaturën për të mbetur “të punësuar pa punuar.”

Postimi:

Kësaj qeverie nuk i mjafton fitorja prej 50.01% se nuk dinë çka me bo me to.

Thjeshtë, nuk dijnë me qeverisë!!!

Me gjasë, këta nuk dijnë asgjë. Kjo është një prej arsyeve pse shumica e tyre nuk kanë qenë as të punësuar para marrjes së funksioneve publike.

Këta e synojnë diktaturën se vetëm kështu mund të qëndrojnë në pushtet pa asnjë rezultat dhe të mbesin të punësuar pa punuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat