Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për plagosjen me thikë të katër kalimtarëve të rastit në Ferizaj.
Dy prej të plagosurve janë të mitur e dy të moshës madhore.
Njëra prej vajzave, rreth 10-vjeçare, ishte në rrezik për jetën, ka thënë drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla.
Sipas Policisë, incidenti i rëndë ka ndodhur sot, më 11.11.2024, rreth orës 15:40 në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”.