Kurti nesër merr pjesë në inaugurimin e objektit të ri të Urgjencës në Podujevë

Aktuale

Kurti nesër merr pjesë në inaugurimin e objektit të ri të Urgjencës në Podujevë

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 10:11
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë sot në inaugurimin e objektit të ri të Urgjencës në Podujevë.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Podujevës, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Ceremonia do të mbahet nesër në orën 15:00.

“Ky objekt modern është ndërtuar në bashkëpunim ndërmjet Komunës së Podujevës dhe Organizatës “Qatar Charity”, ku 600 mijë euro janë investuar nga Komuna, kurse 1.1 milionë euro nga kjo Organizatë. Përveç Urgjencës, aty parashihet të ofrohen edhe shërbime tjera shëndetësore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat