Ministrja Artane Rizvanolli shkon për t’u intervistuar në Prokurorinë Speciale

Aktuale

Ministrja Artane Rizvanolli shkon për t’u intervistuar në Prokurorinë Speciale

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 10:13
Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka shkuar për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Media ka siguruar pamje teksa ministrja Rizvanolli futet në objektin e Prokurorisë Speciale.

Nuk dihen arsyet për këtë intervistim të Rizvanollit, megjithatë e njëjta ishte përmendur në disa mesazhe të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Krasniqi po akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat