I dyshuari për therjen e katër personave në Ferizaj u lirua para një kohe nga burgu

Aktuale

I dyshuari për therjen e katër personave në Ferizaj u lirua para një kohe nga burgu

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë e ka tronditur të hënën Ferizajn.

59-vjeçari Ekrem Sadiku, dyshohet se i ka therur me thikë katër persona, në mesin të cilëve edhe dy vajza të mitura.

Ende nuk dihen motivet e këtij rasti.

Media mëson se i dyshuari kishte qenë në burg dhe ishte liruar para një kohe.

Sipas informacioneve që ka Klani, ai ende nuk është intervistuar ende.

Intervistimi i tij pritet të bëhet sot gjatë ditës, derisa motivet e ngjarjes pritet të zbardhen pasi të përfundojnë hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat