Lajçak takohet me presidenten e Kryqit të Kuq: Zgjidhja e fatit të personave të zhdukur, çështje urgjente humanitare

Aktuale

Lajçak takohet me presidenten e Kryqit të Kuq: Zgjidhja e fatit të personave të zhdukur, çështje urgjente humanitare

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 11:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Emisari i posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me Presidenten e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Mirjana Spoljaric.

Ai ka shkruar se kanë diskutuar “për përpjekjet e BE-së në dialog në mbështetje të punës së Kryqit të Kuq në rajon”.

Lajçak ka thënë se zgjidhja e fatit të personave të zhdukur është një cështje e rëndësishme dhe urgjente humanitare.

Zgjidhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje e rëndësishme dhe urgjente humanitare”, ka shkruar Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat