​ZRrE shqyrton të hyrat e lejuara për ngrohtoren Termokos 2024/2025

Aktuale

​ZRrE shqyrton të hyrat e lejuara për ngrohtoren Termokos 2024/2025

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 11:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), ka shqyrtuar raportin mbi të Hyrat Maksimale të Lejuara për Ngrohtoren e Qytetit Termokos Sh.A për sezonin e Ngrohjes 2024/2025.

Në mbledhjen e njëmbëdhjetë të ZRrE-së, Astrit Saraqini, udhëheqës i departamentit për energji termike dhe gaz ka thënë se nevojitet të bëhet një alokim i vlerës së të hyrave të lejuara 10 milionë në komponente tarifore.

"Këto të hyra duhet të mblidhen prej tarifave mirëpo për shkak të strukturës tarifore, e cila është në fuqi që ka disa grupacione ose lloje tarifash që nevojitet të bëhet një alokim i vlerës së hyrave të lejuara 10 milionë në komponente tarifore", tha Saraqini.

Ndërsa, Saraqini ka theksuar se përkundër faktit se ngrohtorja e qytetit, njësia e projektit për matësit është zotuar se do të fillojë të plotë faturimin, tani nuk është i plotë, i mangët.

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), Ymer Fejzullahu tha se shpreson se edhe në vitin e ardhshëm edhe konsumatorët e tjerë të përshihen në faturimin e ngrohjes sipas konsumit.

Aty ku pa pasur mundësi, ZRrE e ka mbështetur këtë projekt. Sipas planifikimit me këtë projekt dhe vlerësimit tonë më këtë projekt do të këtë kursime te konsumatorët”, tha Fejzullahu.

Ndërkohë, ZRrE, shqyrtoi edhe rivlerësimin e Sasisë se kapaciteteve transmetuese ndërkufitare Shqipëri-Kosovë për procesin e Bashkimit te Tregjeve, ku ZRRE më këtë rast miratoi kapacitetet mes dy vendeve Kosovës dhe Shqipërisë në vlerë prej 50 megavat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat