Rrëfimi i rrallë: Ish-ushtari i UÇK-së ‘zbulon’ se çfarë ndodhi natën që u vra komandanti Adem Jashari!

Aktuale

Rrëfimi i rrallë: Ish-ushtari i UÇK-së ‘zbulon’ se çfarë ndodhi natën që u vra komandanti Adem Jashari!

Nga: A.M. Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 14:10
Adem dhe Hamëz Jashari

Ish-ushtari i UÇK, Ridvan Tahiri në një emision televiziv ka ndarë detaje në lidhje me sulmin që ushtria serbe ia kishte bërë familjes Jashari.

Ai rrëfeu mbi natën kur veçse ishte rrethuar Kulla e Jasharëve, ku më pas luftimet kishin zgjatur tri ditë.

Si fillim, Tahiri tha se gjithçka filloi gjatë kohës sa ai ishte kthyer në shtëpinë e tij për t’i vizituar prindërit, transmeton "Bota sot"

“Atë natë jam kthy prej Llaushe, kam ardh me i vizitu prindërit në Skenderaj. Ka qenë ora 5 e 45 kur nëna ka ardh më ka zgju prej gjumi dhe më ka thanë qu se na kanë rretheku srebët.

Unë kisha ardh në shtëpi në ora 2 të natës dhe mendja më shkonte se kush më pa, kur e hapi perden e kam pa një autoblindë që ka qenë te dyrtë e shtëpisë, por në atë moment kish qenë e gjithë lagja e rrethume. E vetmja gjë që ma ka shku në mendje, ka qenë qysh me pshtu nanën, motrën, vëllaun edhe babën".

Po ashtu, Tahiri shpjegoi se si në atë moment edhe u tregoi prindërve që ishte pjesëtar i UÇK-së dhe bënte pjesë në grupin e Llaushë, gjë të cilën ata nuk e kishin ditur, ku edhe iu kishte thënë se nëse u ndodh diçka është faji i tij.

Më tej, tregoi se si gjatë bisedës me babin e tij, kishte filluar ofensiva te Kulla e komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Gjatë bisedës me babës, veç filloi ofensiva te baci Adem dhe i them babës iu gjujtën Ademit. Unë nuk mujsha me dal prej shpisë me u kthy në Llaushë me i tregu eprorëve që e kanë rrethu bacin Adem. Ndodhi çka ndodhi tri ditë, luftime të ashpra mes familjes Jashari dhe ushtrisë serbe, atëherë lagja “Klina”, merret vendim që trupat e Jasharëve të mos i lëm në duart e serbëve me i varrosë, por t’i varrosim ne. D.m.th. kur është marrë aksion për me i varrosë trupat e Jasharëve, nuk ka qenë edhe lehtë, pasi kemi qenë të kërcënum”.

Ndër të tjera, tregoi edhe se si janë fut në Kullën e Jasharëve dhe tregoi se si nuk kanë lejuar askënd të hynë brenda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat