Maqedonci: FSK zhvilloi me sukses të lartë ushtrimin ‘Ujku i Çeliktë’

Aktuale

Maqedonci: FSK zhvilloi me sukses të lartë ushtrimin ‘Ujku i Çeliktë’

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 17:47
Krerët e shtetit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vlerëson lartë ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”, më të  madhin të realizuar ndonjëherë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, me mbi 1000 ushtarë pjesëmarrës.

“Sot me sukses të lartë, Forca e Sigurisë së Kosovës zhvilloi ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”, më të  madhin të realizuar ndonjëherë nga ushtria jonë, me mbi 1000 ushtarë pjesëmarrës duke dëshmuar shkathtësi dhe përgatitje të jashtëzakonshme në aspektin e organizimit, ndërveprimit dhe taktikave luftarake”, shkruan ministri Maqedonci në Facebook.

Ndryshe prezent në këtë ushtrim të ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Bashkim Jashari dhe përfaqësues nga NATO, shtetet aleate, akter institucional dhe zyrtarë tjerë ndërkombëtar.

“Me anë të këtij ushtrimi gjithashtu është validuar regjimenti i dytë i komandës së forcave tokësore të cilët janë në gjendje të kryejnë detyra të veçanta dhe komplekse me efikasitet të lartë”, shkruan Maqedonci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat