Falja e sulmuesve të Muhaxherit, Statovci: Për LDK-në s’ka ligj, ekziston veç kanuni i PDK-së!

Aktuale

Falja e sulmuesve të Muhaxherit, Statovci: Për LDK-në s’ka ligj, ekziston veç kanuni i PDK-së!

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 17:59
Jeta Statovci

Deputetja nga Lista Guxo Jeta Statovci ka reaguar ashpër pas vendimit të Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, për të falur sulmuesit që e kërcënuan dhe sulmuan atë.

Reagimi ka ardhur pas ndërhyrjes së deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, që ka luajtur një rol kyç në mbylljen e këtij incidenti.

Statovci, ka theksuar se ky akt i faljes është një tjetër shembull i mbivendosjes së interesave partiake mbi drejtësinë dhe ligjin.

Ajo ka kritikuar ashpër LDK-në, duke thënë se kjo parti, e cila pretendon të jetë një forcë politike që vepron në përputhje me ligjin, duket se nuk është në gjendje të mbrojë parimet themelore të shtetit të së drejtës.

“Sulmi i denueshëm ndaj Kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri, paska përfunduar me faljen e sulmuesve nga ky i fundit, pas një intervenimi nga Nënkryetari PDK-së Xhavit Haliti.LDK nuk është e zonja të zgjedhë as një zënkë sipas ligjit, sepse për të ka vetëm një ligj bërës në Kosovë, kanuni i PDK-së”, tha Statovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat