Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur planprogramin ekonomik të LDK’së.
“Ky është programi ynë me plane konkrete për rigjenerimin dhe ndërtimin e ekonomisë së vendit!
Si kryeministër në ardhje, zotohem se bashkë me ekipin tim profesionist do ta sjellim ndryshimin e madh për Kosovën”, ka shkruar Abdixhiku.
“Ne besojmë në potencialin dhe fuqinë e njerëzve të vendit tonë, Republikës tonë, dhe në ndryshimin e domosdoshëm të cilin do ta sjellim së bashku.
Bashkë, do ta bëjmë ekonominë e zhvilluar dhe të fortë! Bashkë, do të bëhemi ndryshimi që i duhet Kosovës!”, vijon mbishkrimi.