Zana Avdiu: Edukata seksuale në Kosovë është domosdoshmëri

Aktuale

Zana Avdiu: Edukata seksuale në Kosovë është domosdoshmëri

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 20:09
Zana Avdiu

Aktivistja e të drejtave të grave, Zana Avdiu, është përfshirë në debatin për edukatë seksuale.

Avdiu me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se edukata seksuale është e domosdoshme në Kosovë.

“Për një shoqni që mendon se seksi është veç me ba fëmijë edhe me i poshtnu gratë e çikat, edukata seksuale është domosdoshmëri”, ka shkruar Avdiu.

Reagimi i saj erdhi pas debatit publik lidhur me kurrikulën arsimore të përgatitur nga Arbërie Nagavci, ku një nga aktivitetet për prekje mes nxënësve në lëndën e edukatës seksuale u pa si problematike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat