Aktivistja e të drejtave të grave, Zana Avdiu, është përfshirë në debatin për edukatë seksuale.
Avdiu me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se edukata seksuale është e domosdoshme në Kosovë.
“Për një shoqni që mendon se seksi është veç me ba fëmijë edhe me i poshtnu gratë e çikat, edukata seksuale është domosdoshmëri”, ka shkruar Avdiu.
Reagimi i saj erdhi pas debatit publik lidhur me kurrikulën arsimore të përgatitur nga Arbërie Nagavci, ku një nga aktivitetet për prekje mes nxënësve në lëndën e edukatës seksuale u pa si problematike.