Eksperti i çështjes së sigurisë Bedri Elezi, ka komentuar lidhur me rastin e fundit në Ferizaj, ku u therën 4 persona, përfshirë fëmijë.
Ai ka thënë se lënia e lirë e të dyshuarit për këtë sulm, është problem serioz për sigurinë në vend, përcjell Bota sot.
Sipas tij, i dyshuari ka shfrytëzuar jopresionalizmin e Policisë së Kosovës.
“Lënia e lirë e të dyshuarit për sulmin e 4 qytetarëve në Ferizaj, përfshirë edhe fëmijët është problem serioz për sigurinë.
Policia e Kosovës, duke deklaruar publikisht se është evituar rreziku për qytetarët e komunës së Ferizajt, ngase është arrestuar i dyshuari për sulmin ndaj 4 personave në Ferizaj, ka vendosur në rrezik serioz të gjithë qytetarët e tjerë, të cilit janë lajthitur nga institucioni kompetent për siguri publike.
Fakti se i dyshuari ka shfrytëzuar joprofesionalizimin e policisë së Kosovës, të cilët duke përdorur detyrën zyrtare i kanë krijuar kushte të njëjtit (të dyshuarit) të jetë i lirë, poashtu të vazhdojë të rrezikojë qytetarë të tjerë apo edhe të arratiset, mund të mendojmë se ky rast është tejet i rëndë për sigurinë në Republikën e Kosovës.
Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet vazhduar të besojnë në policinë, gjithashtu organet kompente duhet marrin të gjitha masat për të vendosur besimin te taksapagusit, duke vendosur para përgjegjësisë personat kompetentë”, ka shkruar eksperti Elezi në një postim në Facebook.
Sipas Prokurorisë, personi i dyshuar për therje me thikë të katër personave në Ferizaj ka qenë i dënuar edhe me herët për “Vrasje të rëndë”.
Lidhur me këtë rast, Policia në Ferizaj ka arrestuar personin e gabuar dje për sulmin me thikë ndaj katër personave në Ferizaj./Botasot