“Dikush e fillon në Kuvend për kauzë mbijetese, e përpunon opozita dhe më pas Berati dhe Lirimi ...”

Aktuale

“Dikush e fillon në Kuvend për kauzë mbijetese, e përpunon opozita dhe më pas Berati dhe Lirimi ...”

Nga: A.Zh Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 20:38
Taulant Kelmendi

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka reaguar pas debatit lidhur me tekstin për edukimin seksual të fëmijëve në Kosovës.

Ai ka thënë se mënyra se si po paraqitet ky teskt është i pasaktë, përcjell Bota sot.

Kelmendi ka akuzuar se opozitën se po shpërndan “mllef familjar” të rremë, për kauza elektorale.

"Dikush e fillon në Kuvend për kauzë mbijetese, e përpunon opozita dhe më pas shpërthejnë Berati dhe Lirimi", ka shkruar ai.

Ai ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është e gatshme të rishikojë çdo pjesë ku përmbajtja nuk përputhet me standardet e përshtatshme për edukimin e fëmijëve.

Reagimi i tij i plotë:

E pabesueshme se si orkestrohet dhe manipulohet me të pavërteta!

Dikush e fillon në Kuvend për kauzë mbijetese, e përpunon opozita dhe më pas shpërthejnë Berati dhe Lirimi.

Në media, statuse dhe paraqitje po qarkullon një tekst për edukimin seksual të fëmijëve dhe mënyra se si po paraqitet është krejtësisht e pasaktë.

Orkestrimi për të krijuar 'mllef familjar' është i rremë.

Teksti i përmendur nuk gjendet askund në Kurrikulën e Arsimit Parauniversitar të miratuar në vitin 2016. Kurrikula nuk ka ndryshuar në 2021 as në 2023, siç po thuhet.

Teksti i përmendur nuk gjendet as në tekstet shkollore dhe as nuk është tekst i veçantë shkollor, siç po thuhet.

Lënda "Edukimi Seksual" nuk është lëndë obligative në kurrikulë, siç po thuhet.

I gjithë diskutimi po bëhet për një manual të zhvilluar nga Fondi për Popullsinë e Kombeve të Bashkuara – UNFPA si nismë e filluar në vitin 2016.

Edhe pse ky dokument nuk ka asnjë karakter obligativ, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është e gatshme të rishikojë çdo pjesë ku përmbajtja nuk përputhet me standardet e përshtatshme për edukimin e fëmijëve.

Në anën tjetër, nuk ka asnjë rast në arsimin parauniversitar ku është praktikuar përshkrimi që po dëgjojmë dhe shohim.

Tendenca për të krijuar kauza elektorale është ekskluzivisht e orkestruar dhe e pavërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat