Miku i Kosovës, gati të marrë këtë post në administratën Trump

Aktuale

Miku i Kosovës, gati të marrë këtë post në administratën Trump

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 21:02
Marco Rubio

Sekretar i Shtetit Amerikan pritet të bëhet republikani Marco Rubio.

Sipas mediave amerikane, senatori që vjen nga shteti i Floridas, këtë pozitë do ta marrë së shpejti pasi Donald Trump fitoi së fundmi zgjedhjet.

Me ardhjen e tij në këtë pozitë, Kosova me gjasë do të përmendet akoma më shumë në politikën amerikane. Kjo meqë Rubio, jo rrallëherë ka shprehur qëndrimet e tij publikisht karshi shtetit më të ri evropian.

Fillimisht ai ishte takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi në vitin 2018, ku sipas njoftimit zyrtar nga presidenca, ata patën biseduar për transformimin e FSK-së dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku republikani kishte shprehur përkrahjen e tij në këtë proces.

Ndërkohë në një fjalim të publikuar më 13 shtator 2011, Rubio kishte folur për rolin e Amerikës në botë, duke përmendur edhe ndërhyrjen ushtarake të ShBA-së në Ballkan, ku kishte akuzuar Serbinë se po kryente spastrim etnik në këtë të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat