Gjini tregon se a do të jetë në garë për deputet

Aktuale

Gjini tregon se a do të jetë në garë për deputet

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 21:45
Ardian Gjini

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, tha se do të jetë në listën kandidatëve për deputet të AAK-së, por pas zgjedhjeve, ai thotë se do ta vazhdojë punën në komunë.

“Unë po besoj që partitë politike synojnë me mbledhë sa më shumë vota për programin, për konceptin të cilin e prezantojnë, njëjtë edhe Aleanca, partia e ime.

Kështu që ne e kemi vendosë të jemi në listë në mënyrë që të mobilizojmë sa më elektorat për listat tona.

Unë e kam thënë pak me humor, por është më se e vërtetë çka kam thënë që kryetarët e komunave e vendosin çka do të bëjnë pas zgjedhjeve, unë do të rri në komunë, do ta vazhdoj punën në komunë”, tha Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat