Ahmeti kritikon Qeverinë: Akuzat e saj ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Aktuale

Ahmeti kritikon Qeverinë: Akuzat e saj ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 22:08
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar gjuhën akuzuese e denigruese të partisë në pushtetet ndaj sistemit prokurorial dhe gjyqësor, duke cilësuar këtë gjuhë si skandaloze.

Sipas tij, kritikat ndaj prokurorisë e gjyqësorit janë të dëmshme për besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

“Është skandal. Mendoj që është skandaloze posaçërisht Qeveria, mundet me pas ankesa, mundet me cilësuar si jo të shpejtë. Por me quajt organizatë kriminale sistemin gjyqësor mendoj që e rrënon besimin që qytetarët e kanë.

Sepse ata njerëz që i besojnë VV-së dhe kanë votuar për të, i besojnë që prokuroria është organizatë kriminale, dhe me pas ndonjë rast të vetin ata kurrë nuk e çojnë sepse besojnë se gjithçka është politike.

Unë nuk e di kush e kap, kur thonë se Gjykata Kushtetuese është e kapur, e kapur prej kujt? Është mirë me sqaru”, ka thënë Ahmeti në një lidhje direkte në Debat Plus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat