Analisti politik, Adrian Çollaku ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është përgatitur më herët për zgjedhjet e shkurtit, duke publikuar emrat e kandidatëve për deputetë, ndërsa ka theksuar se ata e kanë edhe një agjendë në bazë të paralajmërimeve që kanë bërë.
“E kanë një agjendë në bazë të paralajmërimeve që po i bëjnë”, ka thënë Çollaku.
Sipas tij, emrat e publikuar nga LDK janë emra të fuqishëm.
“Arben Gashi është shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, pastaj e kemi Hykmete Bajramin e cila e ka marrë flamurin e kryeopozitarës”, ka thënë Çollaku teksa ka komentuar disa nga kandidatët për deputetë.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025. Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.