“Lidhja Demokratike e Kosovës duhet përgëzuar për programin e saj”, kështu është shprehur komentatorja politike, Shqipe Pantina.
Megjithatë, opinioni i saj është kundërshtuar nga komentatorja Fatime Hajdari, e cila ka thënë se “shumica e programit të partive politike merret copy-paste, mos të themi se shkruhet ose hartohet nga njerëzit e njëjtë”.
“Nuk është e vërtetë”, ka thënë Pantina.
Hajdari ka theksuar gjithashtu se LDK-ja ka premtime të njëjta me VV-në në programin e saj.
“Në Kosovë veç ka kaluar ndalimi i qeseve të plastikës, ndërsa te ambienti dhe mbrojtja e ka edhe LDK-ja domethenë nuk e kanë marrë mundin as ata me ndryshu”, ka thënë Hajdari.
“A po e sheh qe nuk e paske lexu as edhe një shkronjë, për besë nuk e paske lexu”, ka këmbëngulur Pantina.