Politologia, Arta Tahiri-Beqa ka thënë se dy kryetarët e Listës”Guxo” Faton Peci dhe Donika Gërvalla-Schwarz kanë shikuar vetëm interesat personale të tyre.
Sipas saj ata nuk kanë dhënë as kontributin minimal për të mbajtur identitetin e tyre politik.
“Lideri i cili ka përfaqësuar identitetin politik të Listës ‘Guxo’ nuk është më. I kemi dy kryetarë… të cilët kryekëput kanë shikuar interesat personale dhe nuk kanë dhënë kontributin as minimal për të mbajtur identitetin e tyre politik dhe prandaj duke ardhur në një status të tillë të Listës ‘Guxo’ e cila për mendimin tim nuk e di a është apo nuk është më dhe kjo është situata që është sjellë, sepse nuk e di a kanë biseduar me presidenten apo jo.
Dhe besoj që këta deputetë fatkeqësisht kanë besuar politikave të tjera madhore dhe janë zhgënjyer në fund të mandatit”, ka thënë ajo.