Gazetari dhe njëherësh komentatori politik, Fidan Rama, duke folur rreth emrave që pritet të jenë sërish kandidatë për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, ka përmendur emrin e Adelina Graincës.
Sipas tij, Grainca pritet t’i sjell shumë vota Vetëvendosjes, për faktin se në zgjedhjet e kaluara ka qenë një nga femrat me të votuara.
“Adelina Grainca ka shumë vota. Ajo ka qenë ndër femrat me të votuara në zgjedhjet e kaluara. Unë pres që ajo të marrë edhe me shumë vota në këto zgjedhje”, ka thënë Rama.
“Kur po flasim për befasi, është kjo dhe shumë emra të tjerë që mund të jenë si figura që Vetëvendosje llogaritë në prurje e votës së tyre”, ka thënë Rama.