Hysen Çekaj, djali i heroit të Kosovës, Sali Çekaj, javë më parë u anëtarësua në LDK, që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku.
Për Çekajn fjalë të mira ka pasur edhe analistja Shqipe Pantina.
Sipas Pantinës, Çekaj do ta sfidojë posaçërisht partinë “Guxo”, që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, e bija e heroit Jusuf Gërvalla.
“Zoti Çekaj, nëse mund të them, do ta sfidojë më së shumti atë nëse ka mbetur diçka nga Lista Guxo…Por ata njerëz që e kanë mbështetë në Gjermani, ndoshta për arsye të ndryshme e kanë mbështet Donikën, e bija e kujt është, sot ato vota besoj do të shkojnë te zotri Çekaj. S’kanë arsye për ta mbështetur zonjën Gërvalla” – tha Pantina.