Shqipe Pantina, ka folur në lidhje me kalimet nga VV-ja në LDK.
Sipas Pantinës, janë dy deputetë të VV-së që janë duke negociuar kalimin në LDK.
Ajo nuk ka përmendur emra, megjithatë.
“Nuk janë të konfirmuara, por edhe disa deputetë të tjerë të VV-së janë në negociata me LDK-në që të kalojnë atje. Drita Millaku vetëm e bëri, ajo tashmë ka kaluar. Janë të paktën edhe dy deputetë që janë duke negociuar. S’di a mund t’i them emrat” – tha ajo.
Pas insistimit të moderatorit, Pantina tregoi regjionet prej nga kanë prejardhjen deputetët.
“O2-shi të them njani dhe 05-shi tjetri, nëse po flasim me rajone” – shtoi Pantina.