Rrecaj: Kur sulmohet prokuroria sulmohet gjithë sistemi i drejtësisë

Aktuale

Rrecaj: Kur sulmohet prokuroria sulmohet gjithë sistemi i drejtësisë

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 00:15
Visar Rrecaj

Avokati Visar Rrecaj e konsideron të papranueshëm diskursin siç e ka quajtur linçues qeveritar ndaj sistemit të drejtësisë pasi sipas tij kur sulmohet prokuroria sulmohet gjithë sistemi.

Ai ka shtuar se një diskurs i tillë po bëhet i natyrshëm nga qeveria aktuale e Kosovës që për të tregon papjekuri ekstreme institucionale.

“Diskursi sulmues dhe lincues qeveritar karshi sistemit të drejtësisë sepse kur sulmohet prokuroria në njëfarë forme sulmohet i gjithë sistemi, ky diskurs tani fatkeqësisht po bëhet i natyrshëm nga kjo qeveri, skanë kaluar as katër ditë kur kemi dëgjuar një sulm nga vetë kryeministri në drejtim të gjykatës kushtetuese në Kuvend të Kosovës. Ky diskurs është absolutisht i papranueshëm sidomos nga zyrtarët e lartë shtetëror dhe ku i vendoset pika zëvendësministri i drejtësisë del dhe e shpërndan postimin e një militant atje kjo tregon një papjekuri fillimisht vetë individuale të Sallahut dhe papjekuri ekstreme institucionale”, ka thënë ai.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, të martën ka shpërndarë një status në Facebook të drejtorit të Financave në Telekom, Feim Kelmendi ku Kelmendi e ka quajtur Prokurorinë Speciale “organizatë kriminale” pasi ajo ka nisur hetime mbi disa kontrata.

Lidhur me këtë Sallahut i kanë reaguar Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit të cilat kanë thënë se deklarimet e tilla krijojnë pasiguri për prokurorët dhe familjet e tyre sepse kanë përmbajtje nxitëse, tendencioze, propaganduese dhe linçuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat