Buxheti i vitit 2025 sot në dy komisione parlamentare

Aktuale

Buxheti i vitit 2025 sot në dy komisione parlamentare

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 06:43
Foto ilustrim

Buxheti i Kosovës për vitin 2025, do të shqyrtohet sot në Komisionin për Komunitete dhe Kthim dhe Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Ndryshe Kuvendi Kosovës të hënën ka votuar në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Pro buxhetit votuan 59 deputetë, ndërsa 2 deputetë abstenuan. Projektbuxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm është parashikuar të jetë 3.6 miliardë euro.

Buxheti do të kalojë në shqyrtim në disa komisione parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat