Bajrami: Kriza ekonomike nuk e ka prek Kurtin ka mundësi që nuk i di as çmimet në markete

Aktuale

Bajrami: Kriza ekonomike nuk e ka prek Kurtin ka mundësi që nuk i di as çmimet në markete

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 08:04
Hykmete Bajrami- Albin Kurti

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Qeveria Kurti përmes inflacionit ka varfëraur qytetarët e Kosovës.

”Kurti dhe Qeveria e tij edhe në kurrizë të inflacionit kanë varëruar xhepat e qytetarëve, inflacionit edhe sipas ekonomistve dhe nobelistëve është mënyra më e lehtë për me marrë paren e qytetarëve dhe me dërgu në arkën e buxhetit të shtetit.

 Këto mjete nuk i ka kthy në sherbime se ka përmbush asnjë zotim”, tha Bajrami.

Ajo tutje ka shtuar se ”Krizen ekonomike nuk e ka ndje Albin Kurti e as Hekuran Murati krizen e ka ndje qytetarët, kriza nuk e ka prek atë, ai është në xhipin e zi dhe ka mundësi që nuk i di as çmimet në markete”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat