Kurti komenton paralajmërimet e opozitës rreth Ligjit për Fondin Sovran: Të ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive

Aktuale

Kurti komenton paralajmërimet e opozitës rreth Ligjit për Fondin Sovran: Të ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 08:39 Përditësuar në ora: 11:06 më 13.11.2024
Qeveria e Kosovës

Qeveria miraton kërkesën e Komunës së Shtimes për dhënien në shfrytëzim të disa pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Komunës së Shtimes për dhënien në shfrytëzim të disa pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës.

Në mbledhjen e qeverisë, Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se në këto prona parashihet ndërtim i objektit të komunës, QKMF-së e tregu i gjelbër.

“MAPL-ja konform mandatit të saj propozon kërkesën e parashtruar nga Komuna e Shtimës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për pronat Agjencisë Pyjore në realizimin e projekteve për ndërtimin e objektit të komunës, të tregut të gjelbër dhe ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së.

Pronat e kërkuara nga Komuna e Shtimes janë të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës”, u shpreh Krasniqi.

Kurti kritikon bllokimin e Ligjit për Fondin Sovran nga Gjykata Kushtetuese: Uroj të mos dalin paralajmërimet e opozitës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka folur për Fondin Sovran.

Kryeministri theksoi se muajin tjetër bëhen një vit prej kur Ligji i Fondit Sovran është në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Kurti ka thënë se shpreson që paralajmërimet e opozitës që ky Ligj do të rrëzohet nga Kushtetuesja të mos dalin të sakta.

“Urojmë që paralajmërimet opozitare se Gjykata Kushtetuese do ta hedh poshtë ligjin tonë për Fondin Sovran sipas informacioneve të tyre të brendshme të mos dalin të sakta”, tha Kurti.

Ai shtoi se urojnë gjithashtu që ky avaz i bllokimit të reformave pozitive të ndërpritet.

Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës, Kurti njofton se ka mbledhur qindra materiale që dëshmojnë krimet e kryera në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë vizitës që i ka bërë Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, ka parë qindra materiale që dëshmojnë krimet e kryera në Kosovë.

Në mbledhjen e qeverisë, ai ka thënë se është punë jetike dhe vendimtare si për historinë, ashtu edhe për drejtësinë ruajtja e tyre.

Aty pash se si po ruhen materialet, e nëse do të thuhej se sa ka material, do ishte 189 metra gjatësi në këmbë me foldera, apo thënë ndryshe një 15.8 terabajt informacion. E gjithë kjo falë atyre që kanë kontribuar, qytetarëve, institucioneve, komunave e gazetarëve e shumë të tjerëve. E dimë që ky proces nuk është i lehtë por është thelbësore për të jetësuar të vërtetën, për ta dokumentuar të vërtetën dhe për ta mundësuar dhe ndihmuar drejtësinë”, u shpreh Kurti.

Ai potencuar se ka përkushtim për të mbrojtur kujtesën tonë kolektive.

“Ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit të përbashkët për të mbrojtur kujtesën tonë kolektive. Andaj për raste si kjo, kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë tonë”, tha tutje Kurti.

Dy vrasjet në lokale ditëve të fundit, Qeveria pritet të marrë sot një vendim

Qeveria do të mbajë sot mbledhjen e radhës e ku në rend dite janë 11 pika.

Mbledhja do të mbahet nga ora 10:00.

Në rend dite është shqyrtimi I propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023 (ZKM).

Poashtu, në Qeveri sot do të shqyrtohet Projekt-udhëzimi Administrativ për Masat e Duhura Parandaluese dhe Mbrojtëse për ndalimin e Pjesëmarrjes së Fëmijëve në Klubet e Natës dhe hapësirave tjera të ngjashme (MPB).

Të gjitha pikat e rendit të ditës:

Image
Image

 

Sot mblidhet Qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Ministrat e kabinetit qeveritar, në krye me Albin Kurtin, do të mblidhen për të diskutuar pikat e rendit të ditës.

Mbledhja është njoftuar të fillojë në ora 10:00.

Ndërkaq rendi i ditës nuk është bërë i ditur akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat