Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sot në QKUK dy të miturat që u therrën nga një burrë të hënën në Ferizaj. Ai ka bërë me dije se ato janë motra dhe se janë nga Podujeva.
Bulliqi ka thënë se gjendja e 10-vjeçares e cila ndodhet në Intenzivë, ka filluar të stabilizohet.
Tutje, ka thënë se do të nxjerr vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen.
“Për këtë rast sot do të nxjerr një vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen. Iu dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në këtë rast të rëndë! Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten kurrë!”, ka shkruar ai.