Dy të miturat që u therrën në Ferizaj janë motra, Bulliqi thotë se do t’i ofroj ndihmë financiare familjes për mbulimin e shpenzimeve

Aktuale

Dy të miturat që u therrën në Ferizaj janë motra, Bulliqi thotë se do t’i ofroj ndihmë financiare familjes për mbulimin e shpenzimeve

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 10:11
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sot në QKUK dy të miturat që u therrën nga një burrë të hënën në Ferizaj. Ai ka bërë me dije se ato janë motra dhe se janë nga Podujeva.

Bulliqi ka thënë se gjendja e 10-vjeçares e cila ndodhet në Intenzivë, ka filluar të stabilizohet.

Tutje, ka thënë se do të nxjerr vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen.

Për këtë rast sot do të nxjerr një vendim për të ofruar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve për familjen. Iu dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve në këtë rast të rëndë! Uroj që rastet e tilla të mos përsëriten kurrë!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat